Zjarr në deponinë Rusino, shuarja e vështirësuar

Një zjarr në vend të hapur ka shpërthyer në mëngjes në deponinë rajonale Rusino. Zjarri ka kapluar mbeturinat dhe materiet e tjera djegëse dhe nga vendi po përhapet tym dhe erë e cila po ndjehet në qytet dhe lagjet përreth.

Nga ndërmarrja komunale publike “Komunalec”, e cila menaxhon me deponinë konfirmuan se ka zjarr në një pjesë e cila është në terren ku nuk ka qasje. Këtë e kanë denoncuar në njësinë territoriale zjarrfikëse. Shuarja është vështirësuar, sepse siç informojnë, rruga përmes së cilës duhet të vijnë kamionët për momentin po rikonstruohet dhe po vendoset asfalt. Sipas paralajmërimeve shuarja e zjarrit në deponi, sipas gjitha gjasave do të fillojë pasdite.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share