Main Menu

KOMUNA E GOSTIVARIT ME APEL: Mbetjet nga kafshët e therura të mos i hedhin nëpër kontejnerë

Apelojmë deri tek të gjithë qytetarët e komunës së Gostivarit, që me rastin e prerjes së kurbaneve të Bajramit, të kujdesen për higjienën publike dhe mbetjet nga kafshët e therura të mos i hedhin nëpër kontejnerë. Kjo me qëllim që të shmanget kundërmimi i erës së keqe dhe që kjo Ditë e Madhe të kalojë në frymë festive. Rekomandojmë që ata të cilët kanë mundësi, mbetjet t’i groposin në pronën e tyre private, ose të njëjtat t’i hedhin në deponinë Rusinë. Inspektorët dhe rendmbajtësit komunalë do të jenë vazhdimisht në terren dhe do të ndërmarrin të gjitha masat e parapara me Ligjin për pastërti publike, ndërsa luten qytetarët që të denoncojnë veprimet jashtë normave të personave të papërgjegjshëm.
Me respekt,

Inspektorati komunal pranë Komunës së Gostivarit

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share