Main Menu

Maqedonia e Veriut e nënshkroi Konventën e Singaporit për Ndërmjetësim

Ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska sot e nënshkroi “Konventën e Kombeve të Bashkuara për marrëveshje ndërkombëtare, që dalin nga ndërmjetësimi”, të njohur si Konventa e Singaporit për Ndërmjetësim.

Siç bëri të ditur Ministria e Drejtësisë, me nënshkrimin e kësaj konvente, shteti ynë u dërgoi sinjal investuesve të huaj se i pranojmë instrumentet ndërkombëtare me të cilat garantojmë siguri të investimeve të huaja.

Ceremonia për nënshkrimin e Konventës së Singaporit u zhvillua në organizim të Ministrisë së Drejtësisë së Singaporit dhe Komisionit të Kombeve të Bashkuara për të drejtë tregtare ndërkombëtare (UNCITRAL).

Konventa u miratua me konsensus në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së më 20 dhjetor të vitit 2018. Kjo do të jetë marrëveshja e parë e OKB-së që do ta mbajë emrin sipas Singaporit, Lista e nënshkruesve flet për rëndësinë e kësaj konvente: SHBA-ja, Kina, Japonia, Turqia, India, Zvicra, Australia, Irani, Katari dhe të tjera, theksojnë nga Ministria e Drejtësisë./Alsat

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share