Main Menu

Me flamurin shqiptar në duar, Dua Lipa kërcen vallen e Rugovës

Mbrëmë ishte nata e dytë e festivalit ‘Sunny Hill Festival’ që po mbahet në Parkun e Gërmisë, në Kosovë.

Njëri nga shumë artistët që performoi mbrëmë ishte edhe reperi shqiptar që jeton në Amerikë, Gashi.

Gjatë performancës së tij, ai ju afrua vendit ku qëndronte ylli shqiptar, Dua Lipa. Gashi i kërkoi ‘Dj’ që të jepte këngën e famshme të ‘Rugovës’ dhe nën ritmet e kësaj kënge kërceu me Duan.

Këngëtarja shqiptare mbante flamurin kombëtar shqiptar teksa po kërcente, ndërsa Gashi kishte shqiponjën në shpinë.

Përveç Gashit, mbrëmë performuan edhe Ledri Vula, Lumi B, grupi PINT, Kida, Buta, Nushi etj.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share