Main Menu

Besimtarët gostivaras u nisen per ne Haxh

Pasi veshën ihramin, haxhinjtë e Gostivarit, gjithsejt 169 besimtar, meshkuj e femra, nisën sot rrugëtimin e jetës për kryerjen e kushtit të pestë të fesë islame. Ceremonia sivjet u zhvillua te Medreseja e Gostivarit, ku haxhinjtë e ardhshëm së bashku edhe me prijësit e tyre fetar të cilët do të përkujdesen për ata edhe gjatë qëndrimit në vendet e shenjta, në oborrin e medresesë bënë përgatitjet e fundit para nisjes. Koordinatori i sivjetëm nga Muftinia e Gostivarit, referenti Mallzim Zendeli, tha se të gjitha përgatitjet janë bërë me kohë dhe nuk ka pasur kurrfarë pengese.

Para nisjes, myftiu i Gostivarit, Shaqir Fetahu, tha se ky është një moment i mbushur me emocione dhe se ka një numer rekord të qytetarëve gostivaras që udhetojnë në haxh, çka tregon se gostivarasit janë njerëz të besimit.

Gati të gjitha grupmoshat vëreheshin që sivjet nga Gostivari me rrethinë niseshin drejt vendeve të shenjta, aty ku do tu bashkohen miliona besimtarëve nga e gjithë bota. Ata shprehen të lumtur dhe falemenderojnë Zotin që u jepet mundësia për të bërë rrugëtimin e jetës, ndërsa urojnë çonjërit t’i jepet mundësia që të paktën një herë në jetë gjithsecili të vizitojë Mekken dhe Medinen e bukur.

Pas mbarimit të ritualeve të zakonshme, haxhinjtë e ardhshëm së bashku edhe me prijësit e tyre fetar të cilët do të përkujdesen për ata edhe gjatë qëndrimit në vendet e shenjta, dolën nga oborri i medresesë dhe u drejtuan drejtë autobusave që i prisnin.

Pasi u bë edhe duaja e Haxhxhit, haxhinjtë e rinj u përshëndetën me familjarët e tyre dhe me autobusë nga Gostivari kanë udhëtuar në Shkup, ndërsa më pas nga aeroporti I Shkupit me aeroplan do të udhëtojnë drejt Arabisë Saudite. Këtë vit ata do të qendrojnë 27 ditë në vendet e shenjta. Kryerja e haxhit është një nga 5 shtyllat kryesore të fesë islame dhe çdo besimtar musliman që ka mundësi e ka për detyrë te shkojë në haxh të paktën një herë në jetën e tij. Flaka

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share