Patëllxhanë i zi i mbushur

Përbërësit:

4 Patëllxhanë të zi,

2 qepë,

3 ose 4 domate,

majdanoz,

4 thelpinj hudhre,

kripë, piper të zi, vaj për fërgim.

Përgatitja: Fillimisht marrim një enë kuzhine (tigan) e vëmë në zjarr, shtojmë vajin dhe 2 qepë të grira më pas i fërgojmë qepët për disa minuta deri sa të zbuten pak. Më pas tek qepët shtojmë 3 ose 4 domate të grira, majdanoz, 4 thelpinj hudhre, kripë dhe piper të zi dhe i fërgojmë të gjitha së bashku.

Më pas vendosim një enë tjetër në zjarr, shtojmë vaj dhe më pas marrim 4 patëllxhanët i presim në mes dhe i vendosim në faj për fërgim deri sa të zbuten. I rrotullojmë patëllxhanët vazhdimisht që të fërgohen më mirë, pasi të fërgohen i largojmë nga zjarri dhe i rendisim në tepsi.

Të gjithë patëllxhanët i shpojmë nga pak në mes me anë të një piruni, më pas sipër secilit patëllxhanë shtojmë nga masa e përgatitur më parë me qepë, domate, majdanoz, hudhër, kripë dhe piper të zi. Më pas patëllxhanët i vendosim në furrë që të fërgohen edhe për pak minuta.

Sipas dëshirës tuaj tek përbërësit mund të shtoni edhe mish të bluar, por kjo recetë është mjaftë e shijshme edhe vetëm me perime, përgatitet shumë shpejtë nuk ju merr kohë aspak dhe gjithashtu është një darkë shumë e lehtë për organizmin tuaj dhe e shijshme. Ju bëfshin mirë!/pergatit.com

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share