Main Menu

ZYRTARE: De Rossi nënshkruan me Boca Juniors

Boca Juniors ka njoftuar për nënshkrimin me ish anëtarin e Romës, Daniele De Rossi.

Gjatë së premtes mbrëma, Boca ka njoftuar për nënshkrimin me De Rossi, si transferim të lirë.

Mësohet se 36 vjeçari ka një klauzolë që i mundëson atij të largohet në dhjetor, ose në muajin mars.

Romaku ka regjistruar 616 paraqitje me skuadrën e Romës, duke fituar Kupën e Italisë dhe Superkupën e Italisë.

Ai ka edhe 117 paraqitje me Italinë, ku ka shënuar 21 gola, duke ngritur edhe trofeun e Kupës së Botës, në vitin 2006.

Pasi nuk iu ofrua kontratë e re, lojtari ndau rrugët me ‘Giallorossi’, dhe tashmë do të luajë me Boca.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share