Main Menu

Ja cili ka qenë biznesmeni që është shantazhuar nga Boki 13, ka kërkuar tetë milion euro

Ky është biznesmeni që është shantazhuar nga Boki 13 në emër të Katica Janevës, biznesmeni i njohur nga Shkupi Jordan (Orce) Kamçev ka qenë shënjestër e shantazhit nga ana e Bojan Jovanovskit i njohur si Boki 13 dhe Zoran Milevski i njohur si Kiçeec – shkruan Lider duke u thirrur nga burimet e hetuesisë.

Kamçev është pronar i kompanisë Orka holding, Acibadem Sistina, Pelagonija dhe disa biznese tjera.

Në të kaluarën emri i tij lakohej me ish-drejtorin e DSK-së, Sasho Mijallkov. Siç shkruan Lider jozyrtarisht, Kamçev e ka lajmëruar rastin pasi të dyshuarit kanë takuar gruan e tij disa herë me rradhë, i kanë kërkuar tetë milion euro, për lirimin e tij nga akuza në rastin e PSP-së ‘IMPERIA’, apo pesë milion euro për dënim lehtësues. Ivanovski dhe Milevski, kanë arritur që të zhvasin 1,5 milion euro nga Kamçevi. Siç mësohet jozyrtarisht pikërisht për këtë rast e para e PSP-së, Katica Janeva ka dhënë dorëheqje nga pozicioni i saj.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share