Main Menu

Prokuroria urdhëron bastisjen e shtëpisë së Boki13

Pas konferencës për media që u mbajt sot nga Prokuroria Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar, Policia e Maqedonisë së Veriut ka realizuar bastisje në shtëpinë e të dyshuarit për reket i njohur me nofkën “Boki 13”. Siç raportojnë mediat maqedonase, para shtëpisë së “Boki 13-s”, janë parë vetura të policisë, dhe policë me persona të tjerë që qëndrojnë.

Përndryshe, sot “Boki 13” është arrestuar në venkalimin kufitar në Bogorodicë, i njëjti është marrë në pyetje, me çka pasdite PTHP-ja për ndjekjen e krimit të organizuar është deklaruar se i njëjti dyshohet se ka marrë reket nga biznesmenë, dhe ndaj tij ka kërkuar të parashtrohet masë e paraburgimit. Sipas Ligjit, gjykata ka afat që brenda 24 orëve të vendos ndaj kërkesës së Prokurorisë.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share