Main Menu

De Ligt zgjedh numrin te Juve, legjenda bardhezi i kujton sa vlen ajo fanellë

Pas ditësh të ethshme negociata, fillimisht me lojtarin dhe menaxherin e tij, Mino Raiola; pastaj me Ajax, Juventusi i ka siguruar shërbimet e Matthijs de Ligt. 19-vjeçari holandez ishte më i kërkuari në merkaton e kësaj vere, teksa Barcelona dhe PSG bënë gjithçka për ta bërë të vetin. Nesër pritet të kryejë vizitat mjekësore te kampionët e Italisë.

Deklarata e Ajax, që e linte jashtë listës së lojtarëve të grumbullimit e përgatitores në Austri, vërtetonte se diskutimet mes bardhezinjve dhe klubit të njohur holandez po shkonin drejt akordit total. Kontratat janë gati të detajohen plotësisht, bashkë me format e pagesës. Marrëveshja mes dy klubeve është arritur për 75 milionë euro. De Ligt do të nënshkruajë me “Zonjën e Vjetër” një kontratë 5-vjeçare, me pagë 12 milionë euro në sezon, dhe një klauzolë lirimi prej 150 milionë euro.

Lojtari pritet në Torino nesër. Sipas gazetës “Gazzetta dello Sport”, ai do të mbajë në fanellë numrin 4, të njëjtin si në Holandë. Ky numër, fatmirësisht, ishte i lirë te bardhezinjtë, sepse në sezonet e fundit i përkiste së pari Benatia dhe më vonë Caceres. Në të kaluarën, gjithashtu, kujtojmë se këtë fanellë e kanë veshur edhe lojtarë të tillë si Montero, Vieira dhe Felipe Melo.

Më i famshmi, që e ka mbajtur numrin 4 te Juventusit, është Beppe Furino, i cili ka një mesazh të qartë për holandezin: “Nëse De Ligt e zgjedh atë, atëherë numri do të jetë në duar të sigurta. Ai më kujton më shumë Giancarlo Bercellino, një tjetër legjendë me numrin 4, në vitet 1960. De Ligt është një goditje e jashtëzakonshme, por mos harroni se ky numër e ka një histori: 4 do të thotë luftë dhe djersë, pastaj Juventus”.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share