Main Menu

Trajneri i FC Shkupi, Karan, i kënaqur me barazimin, ja apeli i tij për ndeshjen e kthimit

Trajneri i FC Shkupi, Umit Karan, është shprehur i kënaqur me lojën, duke shpresuar se në ndeshjen e dytë do të bëjnë më të mirën dhe do të kualifikimin në raundin e dytë eliminator të LE-së.

“Kam thënë që posedojë një skuadër të mirë, lojtar të mirë, por Pjuniku është një skuadër mjaftë e mirë dhe që luajnë një kohë të gjatë bashkë. Ne jemi ekip i ri, u ndëshkuam me penallti në minutat e para, por lojtarët e mi treguan karakter dhe ndryshuan rezultatin në 1:2. Pastaj kishim mundësi që ta rrisim rezultatin në 1:4 ose 1:5, por kjo është ndeshja Liga Europës, kur nuk shënon, e pëson. Gjithsesi unë jam i kënaqur me këtë rezultat, do ta shohim se çfarë do të ndodh në ndeshjen e ardhshme dhe u bëj apel të gjithë tifozëve të klubit që të vijnë dhe të na japin përkrahje”, tha trajneri, Umit Karan.
Takimi i dytë Shkupi-Pjuniku luhet të enjten e ardhshme (18.07.2019) në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share