Si të bëni që grimi t’u zgjasë gjithë ditën

Vapa e verës është armiku i make up-it dhe mbi këtë nuk ka dyshime.

Edhe grimi rrezikon ta bëjë lëkurën të papastër dhe jo kompakte pikërisht sepse vapa hap poret dhe lejon pudrën dhe fondotinten të futet edhe më në thellësi. Sirtari i bukurisë për në verë duhet të rinovohet me produkte specifike për stinën e bukur, kozmetik waterproof të cilët bëjnë që grimi të qëndrojë sa më gjate për shumë orë edhe pse djersitemi nga vapa. Kur keni një rast me te vërtet te veçantë si një ceremoni apo një takim pune mund te shfrytëzoni disa këshilla te vogla për te bere qe grimi te zgjasë me shume pa u prishur.

1. Baza
Sapo te zgjoheni spërkatni ne fytyre ujë te ftohte te cilin duhet ta lini ne frigorifer. E ftohta e bën lëkurën e fytyrës me kompakte dhe mbyll poret. Pasi te keni bere këtë veprim aplikoni kremin hidratues te përshtatshëm për lëkurën tuaj por i cili nuk duhet te përmbajë përbërës vajor dhe te ketë një efekt mat. Për te mbushur poret dhe te bëni lëkurën uniforme aplikoni një primer dhe lëreni te thahet mire.
2. Fondotinte(sherka) dhe pudër
Aplikoni fondotinten duke përdorur një sfungjer ose penel pasi te keni shtrire mire produktin prisni rreth një minute dhe me pas kaloni pudrën e cila është shume e rëndësishme për te fiksuar fondotinten.

3. Sytë dhe buzët Edhe për sytë ekzistojnë primer te cilët pasi te keni aplikuar lëreni te thahet mire me pas trukoni sytë me tonin me mire nëse është pluhur dhe me pas aplikoni lapsin dhe rimelin waterproof. Për buzët aplikoni një korrektor dhe me pas pak pudër, lapsin dhe ne fund buzëkuqin.

4. Kujdesi i fundit Kujdesi i fundit është shume i rëndësishëm për sa i përket make up-it kështu qe merrni me vete lapsin, rimelin, buzëkuqin dhe pudrën te cilën here pas here është mire ta aplikoni ne zonën T.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share