Përfaqësues të komunës me homazhe nderuan dëshmorët e 9 korrikut 1997

Në 22 vjetorin e protestave të përgjakshme, një delegacion i komunës së Gostivarit bënë homazhe tek dëshmorët Nazmi Saliu, dr. Shpend Iseni dhe Milaim Dauti.

Besim Dogani, i cili atë kohë ka qenë ish-kryetar i Rinisë, pjesëmarrës dhe i plagosur rëndë në protestë, e cilëson të vështirë atë kohë, por që siç thekson ishte një sakrificë që ia vlejti për fakin që flamuri shqiptar tashmë valëvitet i papenguar në komunën e Gostivarit.

Komuna e Gostivarit drejtoi ngushëllime deri tek familjarët e dëshmorëve, të cilët dhanë jetën në ngjarjet e datës 9 korrik.

Ndryshe, në ngjarjet e 9 korrikut të vitit 1997 u burgos edhe ish-kryetari i Komunës së Gostivarit, Rufi Osmani, si dhe kryesuesi i këshillit të atëhershëm Refik Dauti. Gjatë ditës së njëjtë, por edhe më vonë, u maltretuan nga ana e policisë në mënyrë barbare me qindra dhe me mijëra qytetarë të Gostivarit për pjesëmarrje në protestë në mbrojtje të flamurit kombëtar.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share