Operacion policor në Gostivar, arrestohen 9 shtetase shqiptare

Policia në orët e para të mëngjesit të sotëm, nga ora 5 deri në ora 11, në territorin e Komunës së Gostivarit ka realizuar aksion kontrollues për gjetjen e shtetaseve të huaja të cilat ilegalisht qendrojnë dhe punojnë në këtë rajon ose e keqpërdorin qendrimin turistik.

Siç informojnë nga MPB, në aksionin përmes të cilit janë kontrolluar disa objekte në Njësinë Policore Çegran, në fshatin Çajlë janë hasur dhe arrestuar 6 shtetase shqiptare të moshave nga 26 deri 62 vjet, me qendrim të pa paraqitur.

Në Gostivar gjatë kontrollit në shtatë objekte janë hasur 13 shtetase nga Republika e Shqipërisë me qendrim të pa paraqitur në vendin tonë.

Të gjitha shtetaset e Shqipërisë, pas arrestimit janë dorëzuar në njësin për krim ndërkufitar, migrim, të huaj dhe riatdhesim për procedurë të mëtejshme.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share