Fillon festivali i folklorit shqiptar “Këngë Jeho” në Strugë

Me performancën e ansamblit “Folk Alb” nga Tirana dhe shoqatat artistike-kulturore “Jahi Hasani” nga Gostivari dhe “Shqiponja” nga Saraji, si dhe qendra kulturore “Kaçaniku”, nga Kaçaniku sonte në Strugë do të fillojë edicioni i 28-të i festivalit “Këngë Jeho”.

Nga komuna e Strugës kumtuan se qëllimi i festivalit është të na përkujtojë në vlerat dhe kulturat shqiptare.

Në mbrëmjen e dytë të festivalit, është paralajmëruar performanca e shoqatave kulturore artistike “Rrezet e Strugës”, “Bajram Shabani” nga Kumanova, ansambli “Kemajl Azizi” nga Kosova dhe ansambli  për valle popullore “Emin Duraku” nga Shkupi.

Manifestimi do të përfundojë më 7 korrik me performancë të ansambleve “Ilirida” nga Shkupi dhe “Skenderbeu” nga Korça, “Zëri i Luginës” nga Bujanovcki, “Preshevë” nga Presheva dhe “Gjilan” nga Gjilani.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share