Main Menu

Apel nga MPB në lidhje me përdorimin e armëve në dasma

Që nga mesi qershorit, dhe përgjatë dy muajve në vijim, në rajonin më të gjërë të Pollogut, janë duke u organizuar numër i madh i darsmave, si dhe ahengjeve tjera familjare. Njëjtë sikurse viteve të kaluara, më shum ose më pakë, ahengjet e këtilla janë karakterizuar me prishje të kohë pas kohshme, të rendit dhe qetësisë publike, në të shumtën e rasteve me krisma të armëve të zjarrit, ose me lëshim të paautorizuar të fishekzjarreve, dhe përdorime të mjeteve të ndryshme piroteknike, që deri kanë rezultuar me persona të lënduar, vetura dhe prona të dëmtuara.

Sektori për punë të brendëshme Tetovë, apelon deri te qytetarët që të përmbahen, ndaj përdorimit të armëve të zjarrit gjatë ahengjeve, si dhe organizimin e paautorizuar të fishekzajrreve, të cilat në koh të fundit, kanë filluar të bëhen të detyrueshme, gjegjësisht përmbajtje e pashmangëshme e darsmave në këtë rajon.

Sektori për punë të brendëshme Tetovë, ju rikujton se, krismat janë në kundërshtim me Ligjin për kundërvajtje ndaj rendit dhe qetsisë publike, ndërsa gjobat për këto lloje të kundërvajtjeve, lëvizin prej 200 deri 500 euro në kundërvlerë të denarit. Krahas kësaj, duke marë parasyshë pasojat, krismat mund të llogariten edhe si vepër penale ,, shkaktim rrezik të përgjithshëm,, për të cilën është i paraprë dënim me burgë, me kohëzgjatje prej një deri pesë vjetë.

Qytetarëve, ju bëhet me dije se gjithashtu edhe fishekzjarret gjatë darsmave duhet të paraqiten nëpër Stacione policore, ose Njësitet e policisë në rajonet ku organizohet darsma, nvarësisht nga kategoria, ndërsa organizatorët në përgjithsi të ndërmarin masat e parashtruara preventive.

Gjatë muajve që vijojnë, Sektori për punë të brendëshme Tetovë, ndjeshmëm do ti përforcon, kontrollat dhe aktivitetet, në plan të zbulimit dhe sanksionimit, të prishjes së rendit dhe

qetësisë të këtij lloji, duke reaguar në mënyrë konkrete dhe efikase.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share