Main Menu

Zbulohet shkaku i vdekjes së futbollistes shqiptare në liqenin e Comos

Pas 3 ditësh kërkime, marina italiane ka arritur të gjejë ditën e djeshme trupin e Florijanës dhe e ka nxjerrë në sipërfaqe, ndërsa nga autopsia është arritur në konkluzionin se ka pësuar arrest kardiak. Kreu i marinës, Gianfranco Montini shpjegoi se ky rast ka qenë tronditës, edhe pse kishte përvojë të gjatë në nxjerrjen e trupave të mbytur nga liqeni.

“Megjithëse ne jemi profesionistë dhe kemi nxjerrë shumë trupa të pajetë, ky moment ishte mjaft tronditës për ne. Megjithatë, ne jemi të kënaqur me punën tonë dhe që arritëm të kthejmë trupin te familja që priste e stresuar për informacion nga ne”, shpjegoi Montini.

Por cilat kanë qenë shkaqet e mbytjes së Florijanës? Sipas medieve italiane, futbollistja e Young Boys dhe e përfaqësueses së Zvicrës nuk ka marrë marrë në konsideratë një këshillë serioze, që lidhet me ndryshimin e madh të temperaturave jashtë dhe në ujërat e liqenit të Comos. Ajo ka pësuar infarkt, pasi është hedhur në ujë pa e parapërgatitur më parë trupin për ndryshimin drastik të temperaturës.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share