Main Menu

Roma ia zë vendin Milanit në Europa League

UEFA zyrtarisht e ka kaluar Romën në fazën e grupeve të Europa Leagues, pas përjashtimit të Milanit, derisa Torino futet në raundin preliminar.

Vendimi për ta përjashtuar Milanin nga Europa League për shkak të thyerjes së rregullave të fair-play financiar u konfirmua edhe nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv, të premten.

Pas këtij lajmi, dy skuadrat që përfunduan prapa “Rossonerëve” në kampionat janë ngritur për një pozitë.

Roma tani nuk ka nevojë të luajë në raundin preliminar por kalon direkt në fazën e grupeve, ndërsa Torino futet në raundin preliminar që fillon më 25 korrik.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share