Main Menu

Fundi i korrikut dhe fillimi i gushtit në Gostivar begatohet me evenimentin “The Park Festival”

Ngjarje kjo që pritet të shënojë një kthesë dhe të lë gjurmë në jetën kulturore të Gostivarit. Organizatorët e festivalit Inbox Entertainment thonë se do të japin maksimumin që ky festival të dalë sa më I suksesshëm dhe sa më i vizituar, dhe se kanë për synim që i njëjti të shëndërrohet në tradicional.

Ky mega-projekt peshon diku rreth 70 mijë euro, nga të cilat 50 mijë I financon Ministria e Kulturës në kuadër të programit vjetor për vitin 2018, me 10 mijë euro e mbështet Komuna e Gostivarit me vendim të Këshillit komunal, ndërsa 10 mijë euro mjete vetanake. Festivali ka karakter multietnik, ku do të performojnë emra të njohur si nga vendi ashtu edhe nga jashtë kurse, e veçanta e këtij festivali është se, hyrja në të gjitha gjashtë netët do të jetë e lirë për qytetarët.

“The Park Festival” do të realizohet në katër lokacione në parkun e madh të qytetit dhe në shëtitoren e lumit Vardar, ku skena kryesore dhe tejet atraktive për natën përmbyllëse të festivalit do të jetë e vendosur mbi shtratin e lumit Vardar.

“The Park Festival” do të mbahet më 26, 27, 28 korrik dhe 2,3,4gusht data këto që përputhen me qëndrimin e mërgimtarëve tanë në vendlindje. Pritet që ky festival të ketë një vizitueshmëri të madhe, si nga adhuruesit e muzikës në Maqedoni ashtu dhe nga vendet fqinje.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share