Main Menu

COPA AMERIKA: SONTE FILLON EDICIONI I 46-të

Me ndeshjen mes Brazilit dhe Bolivisë hapet sipari i edicionit të 46 të Kupës së Amerikës, kompeticion që organizohet nga institucioni drejtues i futbollit në Amerikën Latine, CONMEBOL.

Në Copa America 2019 marrin pjesë 12 ekipe, ku 10 kombëtare janë nga Amerika Latine si dhe Japonia e Katari.

Të 12 ekipet janë ndarë në 3 grupe me nga 4 skuadra, të cilat do të përballen me njëra-tjetrën dhe në fazën çerekfinale do të kualifikohen dy të parat e çdo grupi, plus dy të tretat më të mira. Vlen të theksohet se në çerekfinale nuk mund të përplasen skuadra që kanë dalë nga i njëjti grup.

Edicioni i 46 i Copa Americas do të kulmojë mbrëmjen e 7 korrikut me finalen e madhe, në stadiumin legjendar brazilian “Maracana”.

Kujtojmë se Uruguaji deri më tani 15 herë është  fitues i këtij kompeticioni  të futbollit amerikan, pasojnë Argjentina me 14 trofe  dhe Brazili me  8.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share