Main Menu

14 ndeshjet pa humbje e ngritin Kosovën në ranglistën e FIFA-s

Sot FIFA ka publikuar renditjen e re të kombëtareve siç bën çdo muaj.

Kombëtarja e Kosovës është ngritur për gjashtë pozita, pas serisë së jashtëzakonshme që ka prej 14 ndeshjeve pa pësuar humbje, transmeton Klan Kosova.

“Barazimi me Malin e Zi në Podgoricë dhe fitorja në Sofje kundër Bullgarisë në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Euro 2020, ka bërë që tashmë Dardanët të renditen në pozitën e 121-të të FIFA-s, që njëherësh është pozita më e lartë deri më tash që prej anëtarësimit në FIFA në maj të vitit 2016”, njofton FFK.

“Kosova e nisi historinë e saj në renditjen e FIFA-s nga pozita e 190-të dhe gjatë periudhës trevjeçare ka arritur ta përmirësojë pozitën e saj për 69 vende. Dardanët kanë fituar 25 pikë të reja në renditje, duke qenë kombëtarja me më së shumti pikë të fituara në këtë muaj”.

Sipas renditjes së re, Shqipëria zë vendin e 66-të, kurse ne krye qëndron Belgjika duke lënë pas kampionin e botës, Francën, Brazilin në vend të tretë, pasuar nga Brazili. Kurse top pesëshen e përmbyll kampionat e Evropës, Portugalia.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share