Skandali me Alioskin, merret në pyetje pronari i restorantit

Pas lajmit të shëmtuar, të ndodhur në një restorant në Prilep, ku futbollisti shqiptar, Ezgjan Alioski, u nxor jashtë, për shkak se kishte biseduar në gjuhën shqipe me familjarët e tij, ka reaguar edhe Federata e Futbollit të Maqedonisë.

Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, FFM, e ka dënuar ashpër gjuhën e urrejtjes, “viktimë” e së cilës ishte futbollisti i përfaqësueses. Federata i ka bërë thirrje publike institucioneve përkatëse që të reagojnë në mënyrën e duhur për ngjarjen e pahijshme.

Reagimi I FFM-së:

Federata e futbollit të Maqedonisë gjykon ashpër gjuhën e urrejtjes viktimë e së cilës së fundmi ishte reprezentuesi dhe ambasadori ynë, Ezgjan Alioski.

Ne si federatë dhe institucion me përgjegjësi sociale dhe që angazhohemi për zhvillimin e vlerave pozitive në shoqëri, gjithmonë do të mbajmë anën e trajtimit të duhur dhe respektit për të gjithë, pa marrë parasyshë përkatësinë fetare, nacionale apo racore!

Të gjithë reprezentuesit të cilët me krenari mbajnë fanellën e ekipit përfaqësues janë ambasadorët tanë më të mëdhenj dhe meritojnë respekt maksimal!

Duke gjykuar ashpër ngjarjen e sotme në Prilep, apelojmë se “Urrejtja nuk luan në terrenin tonë”! Ta largojmë atë edhe nga rrethi ynë!

FFM bën thirrje publike deri te institucionet përkatëse të reagojnë në mënyrën e duhur për ngjarje të këtilla të pahijshme, me qëllim që të njejtat asnjëherë mos të përsëriten.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share