Main Menu

Ja kush do të zëvendësojë azilantin Nikolla Gruevski

KSHZ-ja fton Gjoko Kamçevin, deputet nga rradhat e VMRO-DPMNE-së, në vend të azilantit Gruevski

Kryeparlamentari Talat Xhaferi sot sipas gjitha gjasave pa votim të deputetëve vetëm do të konstatojë dorëheqjen me shkrim të azilantit – deputet Nikolla Gruevski. Ai është në arrati dhe nuk mundet që të spjegojë dorëheqjen para deputetëve. Xhaferi është koordinuar me të gjithë grupet parlamentare, ndërsa të njëjtën gjë sot do të duhet të bëjë edhe vetë koordinatori i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së.

KSHZ-ja për sot ka ftuar Gjoko Kamçevin nga Vallandova, i cili sipas listës është i ardhëshmi i VMRO-DPMNE-së nga zgjedhjet parlamentare të 2016.

Ai do të emërohet në vend të azilantit Gruevski. Kamçev edhe më herët ishte deputet gjatë periudhës 2014-2016.

Gruevski ka disa masa paraburgimi duke marrë parasysh edhe vendimin me burg prej dy vitesh. Prokurorja Vilma Ruskovska e kërkon si njërin ndër të dyshuarit dhe organizatorët për tentim vrasje për ngjarjet e përgjakshme në Kuvend më 27 prill.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share