Main Menu

Roma bëhet me trajner të ri, portugezi firmos për 2 vite

Paulo Fonseca është zyrtarisht trajneri i ri i Romës. Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e klubit kryeqytetas, që njofton se ka nënshkruar me teknikun portugez për 2 vite, me opsion edhe për një të tretë.

AS Roma ka kënaqësinë të njoftojë se Paulo Fonseca do të jetë menaxher i ri teknik i klubit duke filluar nga sezoni 2019-20. Trajneri 46-vjeçar ka nënshkruar një kontratë që do ta lidhë atë me klubin romak për dy vitet e ardhshme, me një mundësi rinovim për të tretën.“-thuhet në njoftimin e klubit.

Tekniku i lindur në Mozambik vjen nga Shakhtar Donetsk, ku fitoi Kupën dhe kampionatin në secilin nga 3 sezonet e tij te klubi ukrainas. Në vitin 2017 ai fitoi edhe Supercupin e Ukrainës.  Fonseca ka një përvojë të gjatë si trajner në futbollin portugez, në stolat e Pacos Ferreira, Braga dhe Porto. 

Share


« (Previous News)



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share