Main Menu

Maqedonia e Veriut pësoi disfatë nga Austria

Në ndeshjet e zhvilluara mbrëmë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “EURO 2020”, përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në futboll ka pësuar disfatë në Shkup nga përfaqësuesja e Austrisë me rezultatin 1:4.

Në ndeshjen e zhvilluar në arenën nacionale “Toshe Proeski” në Shkup, të parët në epërsi erdhën nikoqirët përmes autogolit të shënuar nga Hinteregger në minutën e 18-të. Më pas, në minutën e 39-të Lazaro shënoi për Austrinë për të barazuar rezultatin në 1-1, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë e ndeshjes.

Në pjesën e dytë, mysafirët dominuan ndeshjen duke shënuar tre gola tjerë. Arnautovic shënoi dy herë: në minutën e 62-të nga penaltia si dhe në minutën e 82-të, ndërsa në minutën e 86-të Bejtulai shënoi një autogol për të sjellë rezultatin përfundimtar në 4-1 në të mirë të Austrisë.

Kjo ishte ndeshja e katërt për të dyja përfaqësueset në kuadër të grupit G. Me këtë fitore, përfaqësuesja e Austrisë ngjitet në vendin e tretë në grup me gjithsej gjashtë pikë, ndërsa Maqedonia e Veriut tani radhitet e pesta me katër pikë të fituara.

Në vendin e parë në këtë grup ndodhet Polonia me 12 pikë, e cila triumfoi me rezultat të thellë 4:0 ndaj Izraelit, i cili radhitet i dyti me 7 pikë të fituara.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share