Main Menu

Arrestohet një shtetas i Kroacisë për tregti me drogë

Një shtetas i Kroacisë së bashku me dy persona nga Maqedonia, njëri nga Tetova dhe tjetri nga fshati Vërtok, janë arrestuar pas një kontrolli policor në hapësirat ku kanë qenë për shkak se janë gjetur substanca narkotike.

Sipas SPB Tetovë, më 05.06.2019 në rrugën “Marshall Tito” në Tetovë, zyrtarët policorë kanë kontrolluar hapësirat ku ka banuar personi P.C (40) nga Zagrebit, ndërsa me të kanë qenë prezent s.I (25) nga Tetova dhe N.Z (28) nga Vërtoku.

Në vend është gjetur një qese me kokain, një shishe plastike prej 0.5 litrave me lëng të panjohur dhe me lëndë tjera me përmbajtje me kokain.

Personat në fjalë janë privuar nga liria dhe dërguar në SPB Tetovë dhe pas dokumentimit të plot të rastit, ndaj tyre do të ngritët kallëzim adekuat.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share