Main Menu

Rebalanci i buxhetit komunal,sërisht has në “gozhdën” e quajtur shumicë në këshillin komunal

Komuna e Gostivarit ballafaqohet sërisht me pengesa rreth financave,gjat kohës që kjo udhëheqsi erdhi në pushtet,komuna mbeti pa buxhet kësaj radhe edhe për faktin se ka para në arkë,ata nuk mund të redestinohen kështu që ata edhe nuk mund të shfrytëzohen,a shkakëtar i kësaj pengese si dhe 2 vitet e kaluara është këshilli komunal,ku shumica e këshillit nuk pranon ribalancin e buxhetit.

Kryetari i komunës,Arben Taravari tha se gati një javë janë duke e lutur shumicën që të mblidhet këshilli dhe rebalanci të vendoset në rend dite,por,ata nuk e pranojnë edhe pse afati i fundit për këtë është 15 Qershori,dhe njëherit e ndajmë këtë informacion me qëllim që qytetarët të kuptojnë se çfar pengesash jan duke u shkaktuar nga BDI dhe LSDM në Gostivar,ai tha se shumica e këshillit e mbajn peng Gostivarin
“Qytetarët e Gostivarit e din se Gostivari është peng i një shumice që me çdo kusht mundohet që Gostivarasit të vuajn se kanë votuar ndryshe dhe ajo që mendon pushteti qëndror”.

Nëse nuk kalon rebalanci egzistojnë gjasa të mëdha që mes problemeve të shumta që do të paraqiten,a në mesin e tyre edhe punonjësit e administratës do të rezikohen pasi që mund të mbesin edhe pa paga.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share