Main Menu

Taravari priti aktivistin amerikan Alex Zito – diskutuan për parandalimin e migrimit të të rinjve

Parandalimi i migrimit të të rinjve, ishte qëllimi i takimit të sotëm të kryetarit të komunës së Gostivarit Arben Taravari me aktivistin amerikan Alex Zito.

Zito i cili udhëheq një shoqatë e cila si mision ka parandalimin e migrimit të rinjve në nivel global, u interesua për situatën rreth kësaj çështjeje në Maqedoni me theks të posaçëm në komunën e Gostivarit.

Kryetari Taravari e njoftoi atë, se çështja e migrimit të të rinjve tashmë ka kaluar në trend dhe është duke marrë masa shqetësuese si në Gostivar, ashtu edhe në gjithë vendin.

“Migrimi i të rinjve është një nga çështjet të cilat më së shumti më shqetësojnë dhe të cilën e potencoj rregullisht në shkrimet e mia dhe gati se në të gjitha paraqitjet publike. Në cilësinë e kryetarit të komunës dhe politikanit, angazhohem që kjo dukuri sa më shumë të reduktohet, sepse rrezikojmë që vendi të mbetet pa rini, pra pa ardhmëri”, theksoi Taravari.
Ai vuri në dukje se për të arritur këtë synim, duhet që pushteti aktual qendror të krijojë politika të shëndosha, të funksionojë shteti juridik, të hapen perspektiva të reja për të rinjtë dhe të ndërmerren një sërë masash konkrete.

“Këtë, konform mundësive, përpiqemi që ta bëjmë në nivel lokal”, theksoi Taravari.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share