Main Menu

Xhaferi: Kemi respekt të madh ndaj kulturave dhe religjioneve të ndryshme, të vazhdojmë bashkë në këtë rrugë

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi dërgoi urim me rastin e 24 Majit – Ditës së iluministëve pansllav, vëllezërve të shenjtë Kirili dhe Metodi.

Dita e sotme, citohet në urim, kremtohet për të shprehur nderim ndaj veprës së iluministëve pansllav të cilët historia i regjistroi si themelues të letërsisë dhe shkrim – leximit sllav.

“Vepra e tyre është vepër kapitale në zhvillimin e kulturës dhe shkrim-leximit sllav, ato e kanë dhënë dhuratën e fjalës dhe alfabetit dhe kjo i bën më shumë se të denjë për kremtimin e emrit dhe veprës së tyre. Kontributi i tyre është edhe kontribut në kulturën botërore. Si Kryetar i Kuvendit, jam krenar që në shtëpinë ligjvënëse kemi respekt të madh ndaj kulturave dhe religjioneve të ndryshme, të bindur se ato janë vlerë plotësuese në këtë shoqëri. Të vazhdojmë bashkë në këtë rrugë, duke e kultivuar këtë pasuri. Më lejoni edhe njëherë të uroj festën – Ditën e iluministëve pansllav, vëllezërve të shenjtë Kirili dhe Metodi dhe të uroj që edhe rruga e vendit tonë të jetë e ndritur siç është edhe vepra e tyre, citohet në urimin e Xhaferit.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share