Main Menu

Low publikon listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjet e qershorit

Jochim Low ka zbuluar listën e lojtarëve të grumbulluar për takimet e kualifikimeve për Euro 2020 ndaj Estonisë dhe Bjellorusisë.

Ajo që vërehet në këtë listë janë emrat e disa lojtarëve të rinj, që tregon se Low synon ta ripërtërijë kombëtaren, pas zhgënjimit të madh të Kampionatit Botëror të vitit të shkuar, ku gjermanët nuk arritën të kalonin as grupin.

Jashtë listës janë lënë Toni Kroos që ka një lëndim muskulor dhe Marc Andre ter Stegen që ka dhimbje në gju.

Disa emra të rinj figurojnë në listën e trajnerit gjerman siç janë mbrojtësit: Marcel Halstenberg, Lukas Klostermann dhe Niklas Stark. Sulmuesi i vetëm është Timo Werner i Leipzigut.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share