Sot Muftinia e Gostivarit shtroi iftarin tradicional

Muftinia e BFI – Gostivar edhe sivjet me rastin e muajit të Bekuar të Ramazanit shtroi ifitarin tradicional me mysafirë të shumtë, ku merrnin pjesë përfaqësues të Riasetit të BFI të RMV, përfaqësues politik të nivelit qendror e lokal, të gjitha Muftinitë e vendit,si dhe mysafirë të tjerë.

Nikoqiri i këtij iftari, Muftiu i Gostivarit, Hfz. Shaqir ef. Fetahu u shprehu mirëseardhje të gjithëve duke e lutur All-llahun Fuqiplotë që agjërimin, adhurimet dhe kontributin maksimal në mirëmbajtjen e institucioneve fetaro-arsimore të mos mungojnë kurrë.

“Dua të falenderojë të gjithë të pranishmit pasi me prezencën e tyre çdonjëri nga ka nderuar. Kjo dëshmon se bashkëpunimi ynë me çdo institucion të nivelit loka e qendrorë dhe me subjektet politike është në nivelin e duhur. Premtojë se të bashkuar do të jemi edhe në të ardhmen dhe ne si Muftini edhe këto ditë të mbetura të muajit të Shenjtë të Ramazanit do ti kemi plotë me aktivitetet”, tha muftiu i Gostivarit, Fetahu.

Paraprakisht Muftinia e Gostivarit kishte organizuar tribunë fetaro-shkencore në Medresenë “Isa Beu” – Paralelja e shtrirë e vajzave në Gostivar, e cila iu kushtua Betejës së Bedrit.

Pas ifatrit, përfaqësuesit e Riasetit të BFI të RMV u shpërndanë nëpër disa xhami për namaz të teravive dhe ligjërata drejtuar besimtarëve të Gostivarit.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share