Main Menu

Burhan Ahmeti me “Etno shtëpia” u prezantua në Pekin

Artisti shqiptar Burhan Ahmeti ka marr pjesë në ekspozitën “Win-Win Cooperation: Belt and Road International Printmaking Exchanging Project Achievement” në Pekin të Kinës, shkruan KultPlus.

Vetë Ahmeti ka thënë për KultPlus se ishte i privilegjuar si grafist shqiptar nga Gostivari të jetë pjesë e ekspozitës “Win-Win Cooperation: Belt and Road International Printmaking Exchanging Project Achievement” i cili u hap në Muzeun e Pallatit në Pekin të Kinës.

“Artistët pjesëmarrës në këtë ekspozitë përgjatë Rripit dhe Rrugës, me duart dhe urtësinë e tyre, për vizitorët paraqitën kulturën e vendeve të tyre nëpërmjet grafikave duke bërë të mundur që më shumë njerëz të ndajnë shpirtin dhe vlerën e artit”, ka thënë kuratori i Muzeut të Pallatit Wang Xudong.

“Gjashtë ekipe të mësimdhënësve dhe nxënësve u ftuan në ceremoninë e hapjes, gjatë së cilës fëmijët u udhëzuan të realizonin grafika me karakteristika të Muzeut të Pallatit. Kurse unë marr pjesë me një grafikë me teknikën e litografisë e titulluar “Etno shtëpia”, një motiv nga arkitektura e vjetër tipike shqiptare që është në zhdukje”, ka thënë mes të tjerash Ahmeti./KultPlus.com

Share


« (Previous News)



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share