Main Menu

Instagrami i rrezikshëm për fëmijët, tregon hulumtimi

Pedofilët po e përdorin gjithnjë e më shumë rrjetet sociale veçanërisht Instagramin për të joshur fëmijët, thotë një studim nga Shoqata për Mbrojtjen e Fëmijëve kundër Dhunës. 

Policia në Angli dhe Uells identifikuan 1944 raste të konotacioneve seksuale që përfshinin fëmijët brenda një periudhe gjysmëvjeçare

Për këtë lloj komunikimi me fëmijët, Instagrami ishte më i përdoruri me 32%, pas saj vinte Facebook me  23%.

Dy rrjetet sociale morën vendim dy vite më parë që ky lloj komunikimi të dënohet.

Një vit e gjysmë pas marrjes së vendimit ishin regjistruar pesë mijë shkelje të tilla por në shoqatë thonë se kjo shifër nuk e pasqyron gjendjen e vërtet.

Raporti i policisë thotë se shtatë nga 10 viktimat janë vajza të moshës 12 deri 15 vjeç.  Çdo vajzë e pestë është nën moshën 11 vjeç, viktima më e re është vetëm pesë vjeç.

Rrjetet sociale vazhdimisht kanë rekomanduar që të rinjtë të mos i bëjnë shokë njerëzit që nuk i njohin.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share