Main Menu

Katër yje të Milanit që do të largohen në rast se Rossonerët nuk e arrijnë vendin e katërt

Milani pritet të pësojë ndryshime të mëdha nëse nuk e arrin vendin e katërt.

Kjo pasi Rossonerët janë nën vëzhgim e sipër të UEFA-s lidhur me “Fair Playn” financiar, prandaj mos-kualifikim do të thoshte humbje e madhe e parave.

Kësisoj, drejtuesit do të duheshin të shesin yjet kryesorë të ekipit, në mënyrë që ta balancojnë bugjetin deri në masën e lejuar.

Sipas mediave italiane, Gianluigi Donnarumma, Alessio Romagnoli, Suso dhe Krzysztof Piątek do të largohen nga San Siro, në mënyrë që klubi mos të dënohet nga shtëpia numër një e futbollit evropian.

Gjithsesi, në fundjavë pritet të mësohet gjithçka, pasi Milanit nuk i duhet vetëm fitorja si mysafir i Spalit, mirëpo edhe duhet të shpresojë në dështim eventual të Interit ose Atalantës.

Këta të fundit përballen me Empolin, respektivisht Sassuolon.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share