Main Menu

Ngoftim nga Komuna e Gostivarit

Njoftohen qytetarët e Gostivarit se nesër (e shtunë) në ora 8:00, do të fillojnë punët ndërtimore për rikonstruktim të rrugës “Sllobodan Peposki” – Gostivar, që lidh rrugën për te Spitali me rrugën e Dibrës.

Rikonstruktimi përfshin gërvishtje dhe mënjanim të asfaltit ekzistues dhe shtruarjen e asfaltit të ri.

Përderisa do të zgjasin punimet, qarkullimi i automjeteve dhe këmbësorëve do të zhvillohet në kushte të vështirësuara, ndërsa në periudha të caktuara kohore do të jetë në ndërprerje.

Komuna e Gostivarit ju falënderon për mirëkuptimin.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share