Dr.Dalip Jahja nga Negotina e Pollogut në Qendrën klinke të Shkupit!

Të jesh shqiptar, pastaj të jesh mjek shqiptar në Shkup sa është e vështirë, po aq është edhe nder për ti shërbyer popullit tënd në rrethana jo të lehta për shoqërinë tonë në përgjithësi!

Në krye të kësaj pune, në krye të kësaj sakrifice, sa jetike e shëndetësore, është po aq atdhetare puna e dr. Dalip Jahja nga Negotina e Pollogut!

-16 vite të plota në qendrën klinike të Shkupit!

-16 vite përballje me nevojat e shqiptarëve, përherë në nevojë për ndihmë shëndetësore nga Dr.Dalip Jahja!

-16 vite përditshmëri në organizim të punës,në ndërtim strukturorë të rrjedhës në shumë procese të rënda, aspak të lehta për Dr.Dalip Jahjan!

-16 vite mobilizim në klinikë, koordinim me staf mjekësor, duke krijuar shërbim 24 orësh dhe përherë duke u ngritur me sukses me numrin pafund të rasteve të rënda, por duke mëtuar gjithnjë drejtë një drite, drejtë një rrite, drejt një efekti sa më të mirë, sa më pozitiv edhe për rastet më të rënda brenda atyre ngjarjeve ku shpresa flet me shpresë dhe shëndeti është një reflektim alternative për dr.Dalip Jahjën nga Negotina e Pollogut në qendrën klinike të Shkupit shqiptar!

Individi shqiptar, grupi, kolektivi dhe popullata shqiptare në Maqedoninë Shqiptare në përgjithësi, përherë kanë shfaqur shpresë të madhe e të  veçantë në mbarëvajtjen shëndetësore tek mjekët shqiptarë në Shkup, atje ku është oksigjeni i shëndetit të tyre, oksigjeni shpresës së tyre për tu bërë mirë e për të jetuar këtë botë me plotë turbulenca të pashpjegueshme!

Në botëkuptimet tona qarkullon bindja se mjeku është pas Zotit, është pas Zotit dhe i palodhur!Kështu e pashë dhe kështu mu bë se i kësaj natyre është edhe Dr.Dalip Jahja, shqiptari nga Negotina e njerëzve të punës e të sakrificës përgjatë gjithë historisë shqiptare!

Jeta dhe puna e dr. Dalip Hahjës është përvojë në vete, është rrugëtim i gjatë e pafund; pjesëmarrës në shumë konferenca shkencore brenda e jashtë metropoleve të botës!

Në fund dua të them dhe këtë se, për punën e mjekëve shqiptarë historia do të shkruaj për sakrificën e madhe të shëndetësisë shqiptare!/ Shefqet MANI

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share