Main Menu

Madonna flet për performancën në Eurovision: Nuk ndalem së kënduari

Mbrëmjen e 18 majit do të zhvillohet nata finale e festivalit të Eurovision. Ndërkohë mbrëmjen e djeshme u ngjitën në skenën e këtij festivali, i cili po zhvillohet në Tel Aviv gjysmë-finalistët e parë.

Nata e dytë, kur do të performojë edhe përfaqësuesja e vendit tonë, këngëtarja Jonida Maliqi do të zhvillohet më datë 16 maj.

Ndërkohë mjaft e diskutuar ka qenë performanca e divës së muzikës Madonna në mbrëmjen finale. Sipas organizatoëve të festivalit mes tyre dhe Madonnës ende nuk është firmosur asnjë kontratë, ndërkohë që këngëtarja ka reaguar.

Madonna është shprehur se do të jetë pjesë e këtij festivali ka vendosur të performojë pasi ajo do të mbrojë gjithnjë të drejtat e njerëzve.

“Unë kurrë nuk do të ndalem së kënduari dhe nuk do t’i përshtatem axhendës politike të dikujt, as nuk do të ndalem të flas kundër shkeljeve të të drejtave të njeriut kudo që të jetë në botë. Zemra ime thyhet sa herë që dëgjoj për jetët e pafajshme që humbin në këtë rajon dhe dhuna që bëhet për t’iu përshtatur qëllimeve politike të njerëzve që përfitojnë nga ky konflikt i lashtë. Shpresoj dhe lutem që së shpejti do të shpëtojmë nga ky cikël i tmerrshëm i shkatërrimit dhe do të krijojmë një rrugë të re drejt paqes”, -përfundon ajo për Reuters.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share