Main Menu

Angelina Jolie gati për publikimin e serisë së dytë të filmit ‘Maleficent’

Prodhimi kinematografik “Maleficent” është një nga filmat më të pëlqyer të aktores hollivudiane Angelina Jolie.

I publikuar nga Disney rreth 5 vjet më parë ka bërë që fansat të presin me padurim vijimin e filmit. Promo e realizimit të një filmi të dytë të “Maleficent” është publikuar dhe data e premierës është vendosur të jetë 18 tetori i këtij viti.

Në këtë promo shohim sërish aktoret protagoniste Angelina Jolie dhe Elle Fanning dhe gjithashtu në kast është bashkuar aktorja Michelle Pfeiffer, në rolin e “Queen Ingrith”.

Ndonëse shumë detaje rreth subjektit të filmit janë mbajtur të fshehta, Jolie duket se ka sërish rol negativ, ndërsa Princeshë Aurora duket më e dashuruar se kurrë.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share