Main Menu

Pentagoni aprovon planin për murin ShBA- Meksikë, kostoja mbi një miliard dollarë

Pentagoni ka miratuar një plan për të shpenzuar një shtesë prej 1.5 miliard dollarë për të ndëtuar një mur 128 kilometra mes ShBA-ve dhe Meksikës.

Këtë lajm për ‘Fox News’ e ka konfirmuar një zyrtar i mbrojtjes së ShBA-ve.

Ushtruesi i detyrës së Sekretarit të Mbrojtjes, Patrick Shanahan miratoi ri-alokimin e fondeve të cilat fillimisht ishin të destinuara për mbështetjen e forcave afgane.

Ky vendim nuk i ka pëlqyer aspak Kongresit Amerikan. Ata kanë kritikuar Shananin se nuk ka kërkuar miratimi për ‘ri programimin’ e fondeve.

Shanahan do ta vizitoj sot kufirin. Ai gjatë ditës së djeshme tha se 4000 trupa dhe 19 avionë po e mbështesin personelin e mbrojtjes doganore dhe kufitare.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share