Main Menu

Inter në tratativa me Barcelonën, merr “ok” nga super mesfushori

Transferimi i Ivan Rakitic tek Interi, nuk është më një hipotez merkatoje. Zërat për një transferim të mundshëm vijnë nga Spanja dhe janë gjithmonë e më të forta.

Sipas gazetës afër katalansve “Mundo Deportivo”, të dyja palët kanë diskutuar dhe kanë arritur një akord paraprak. Bëhet fjalë për një operacion që mund të arrijë në shifrën e 50 milionë eurove. Për përgjigjen finale duhet pritur fundi i sezonit, pasi kroati do të jetë i impenjuar edhe në finalen e Kupës së Mbretit.

Rakitic ishte në prag largimit edhe në sezonin e kaluar, por zgjodhi që të qëndronte edhe për një sezon në La Liga. Eliminimi i papritur ndaj Liverpoolit do të sjellë edhe disa largime të bujshme, nga ku duket se edhe ai do të sakrifikohet.

Share


« (Previous News)



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share