Main Menu

Tjetër natë e ‘çmendur’ futbolli, Tottenhami përmbysë Ajaxin dhe kalon në finale

Liga e Kampionëve ka dhuruar një tjetër natë të ‘çmendur’ futbolli, me Tottenham Hotspur që ka arritur të përmbysë rezultatin prej 0-2 nga pjesa e parë, për të fituar 2:3 në fund në ‘Johan Cruijff Arena’, për të kaluar në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve.

Vendasit patën start të mirë të kësaj ndeshje, duke arritur që në minutën e 5’ të shënojnë përmes kapitenit Matthijs de Ligt, që u shkëput më së larti në zonën e Tottenham, për të shënuar me kokë për 1:0.

Gjysmë orë më vonë, skuadra e shndërruar në sensacion në Ligën e Kampionëve këtë sezon shënoi edhe golin e dytë, me Hakim Ziyech që u përkujdes të dyfishonte epërsinë.

Me epërsi 2:0 në të mirë të Ajax, skuadrat shkuan në pushimin e pjesës së parë.

Pjesa e dytë solli një Tottenham krejt tjetër në fushë, që me dy gola të shpejtë arriti të barazonte rezultatin në 2:2.


Lucas Moura ka shënuar në minutën e 95’ të takimit duke dërguar Tottenhemin në finale.
Moura në pjesën e dytë shënoi tre gola, për të bërë një përmbysje të jashtëzakonshme.
Rezultati i përgjitshëm 3-3, megjithatë Totenhem shkon tutje për shkak golave si mysafir.
Në Madrid, për finalen e CHL do të ketë përballje angleze.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share