Main Menu

Sulejman Rushiti: Thirrja e opozitës për dalje në zgjedhje është veprim i drejtë. Thirrja për bojkot, gabim me përmasa fatale

Thirrja e opozitës për dalje në zgjedhje është veprim i drejtë dhe i mençur. Thirrja për bojkot, do të ishte gabim me përmasa fatale, në radhë të parë pêr interesin e tyre partiak dhe rrjedhimisht edhe për interesin kombëtar. Edhe pse kanë të drejtë të kenë hatërmbetje me LSDM-në lidhje me ndërhyrjet jo parimore (sidomos koalicionet me BDI-në në zgjedhjet lokale) Do të ishte veprim aspak i menҫur politik që inati të mbisundonte mbi interesin strategjik. Raundi i parë i zgjedhjeve ishte i mjaftueshëm për matje forcash dhe për përcjellje mesazhesh dhe mundësi pozicionimi për zgjedhjet e ardhëshme parlamentare por assesi shantazhimi në raundin e dytë sepse edhe më injoranti politik e kupton se cilët janë këshillat e tërthorrta dhe të drejtpërdrejta të miqve dhe aleatëve ndërkombëtar. Votuesit në raundin e parë ua dërguan të gjithëve mesazhet e qarta. LSDM-së me votat e dhëna me piketore ii treguan se i dhanë një shans të vogël për të ndrequr gabmet, VMRO-së i thanë se edhepse nuk e votuam LSDM-në juve nuk ju shohim si shpëtim. BDI është në rënie të lirë. Votat shqoptare në konton e kandidatit të LSDM-së janë vota të LSDM, Alternativës dhe BDI-së. Edhe opozitës shqiptare i dërguan mesazh se nëse nuk hapen, nëse nuk e largojnë logjikën e kruzhoqeve të ngushta, nëse nuk afrojnë bashkëpuntorë por vazhdojnë me llogjikën se partia është një grup i ngushtë, ndërsa të tjerët janë argatë dhe vota, atëherë do të mbeten në këtë limit, në pamundësi për ta marë mandatin e përfaqësimit të shqiptarëve.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share