Main Menu

Rajoni francez që ofron 5 mijë euro për të jetuar në të

Pronarët e ardhshëm të shtëpive që kërkojnë të zhvendosen në një rajon historik francez mund të presin që të paguhen 5 mijë euro.

Blerësit që kërkojnë të blejnë një shtëpi në Aisne, i cili shtrihet në rajonin Hauts-de-France, dikur të njohur si Picardie, do t’iu ofrohen shuma të mëdha parash për çdo pronë që blejnë.

Shpresohet se skema, e krijuar nga 40 komuna në Aisne, do të bëjë që zona të popullohet me njerëz dhe do ndihmojë në rinovimin e ndërtimeve të vjetra të zonës.

Me një çek prej 5,000 €, blerësit do të jenë në gjendje të “ringjallin” shtëpitë dhe ndërtesat e vjetra të pabanuara në fshatin historik dhe të sjellin një rrjedhë të re të të ardhurave në rajon.

Blerësit do të duhet të sigurohet se janë pronarë të pronës në një nga komunat e Aisne, në mënyrë që të marrin paratë e siguruara nga shteti.

Nëse pronari i ardhshëm zgjedh të largohet nga shtëpia para se të kalojnë pesë vjet, atëherë ai duhet të paguajë 1 mijë euro për çdo vit.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share