Majlinda Kelmendi nominohet në ‘Global Woman Summit 2019’ për të njëjtin çmim me Adelina Ismailin

Xhudistja kosovare, Majlinda Kelmendi, është nominuar në “Global Woman Summit 2019” për çmimin “Femra më me influencë në Kosovë”.

Në faqen e tyre ata i kanë shkruar disa fjalë për xhudisten kosovare e cila është kampione e dyfishtë botërore.

Majlinda Ismet Kelmendi është një xhudiste e Kosovës dhe një kampione e dyfishtë botërore me dy tituj evropianë. Ajo konkuron në kategorinë e peshës prej 52 kg. Në 2014, Majlinda kryesonte listën e rangjeve botërore të Prestigës së grave të IJF dhe u dekorua nga Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga me “Medaljen Presidenciale të Meritës, shkruan në përshkimin që i  ka bërë “Global Summit of Women”.

Për të njëjtin çmim është nominuar edhe këngëtarja Adelina Ismaili.

Adelina Ismajli filloi të këndonte në një moshë shumë të re, duke u bërë një nga këngëtarët më me influencë në Kosovë e viteve të 90-ta.

Ajo filloi të garonte në festivale të ndryshme të fëmijëve në territoret shqiptare, si Akordet e Kosovës, Festivali i Këngës për fëmijë në RTSH dhe shumë të tjerë.

Gjatë viteve të adoleshencës, Adelina publikoi shumë këngë që flisnin për të drejtat e fëmijëve dhe jetën e adoleshentëve, shkruan në përshkimin që i  ka bërë “Global Summit of Women”.

Ajo ishte një nga këngëtarët e parë në Kosovë, të cilat arritën të preknin tema që të tjerët në moshën e saj nuk mundën.

Zeshkania gjithashtu njihet edhe si seks simbol shkaku i videove të saja provokative dhe shfaqjet në stacionet televizive vendase shqiptare.

Këngët e saj që solli shumë vëmendje ishin “Amaneti”, “Qe 1 vjet e 7 ditë” dhe “Shota”.

Gjithashtu këndoi edhe shumë këngë dedikuar për viktimat e Luftës së Kosovës për shembull “Lavdi ushtarit tim” (Nderi i ushtarit tim).

Ndryshe, Adelina u kurorëzua edhe Miss Kosova në vitin 1997 dhe aktualisht po merret me projekte të reja muzikore, shkruhet në përshkrimin për Adelinën.

Majlinda Kelmendin dhe Adelina Ismaili mund t’i votoni në linqet që ua sjellim poshtë tekstit.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share