Main Menu

Mbrëmje elektrizuese në Champions, gjiganti anglez do gjysëmfinalet me dy mungesa “BIG”

Pas Ajaxit e Barcelonës është radha e Tottenham Hotspur dhe Liverpool për të prerë një biletë për në raundin gjysëmfinal të UEFA Champions League.

Skuadrat britanike kanë arritur të triumfojnë në takimet e para dhe i duhet vetëm që të ruajnë avantazhin. Megjithatë, përballë tyre do të vendosen skuadra eksperte si Manchester City dhe Porto.

Të besuarit e Pep Guardiolës do të kërkojnë të shfrytëzojnë mungesat e Harry Kane e Dele Alli për të përmbysur humbjen 1-0 në takimin e para. Ndërkohë, nga ana tjetër, “The Reds” iu duhet vetëm të menaxhojnë avantazhin 2-0 të krijuar një javë më parë në “Anfield Road” ndaj Portos.

Transferta mjaft të vështira, duke premtuar edhe një tjetër natë magjike. Të dy takimet luhen mbrëmjen e sotme duke nisur nga ora 21:00.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share