Main Menu

FUSHATA ZGJEDHORE: AKUZA NDËRPARTIAKE

Fushata zgjedhore ashpërsohet, kurse kundërshtarët kryesorë politikë nga sot e akuzojnë njëri-tjetrin edhe për “spiunim” kompjuterik. Shtabi zgjedhor i Gordana Siljanovskës pohon se LSDM përmes aplikacionit android mbledh të dhëna për votuesit. Nga partia qeveritare kundërshtojnë duke thënë se kandidatja për kryetare shteti e VMRO-DPMNE-së fotofrafohet me persona të akuzuar për mashtrime zgjedhore.

Vetëm pesë ditë para votimit në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale, dy blloqet politike kundërshtare bëhen më kreativë edhe në akuzat ndërpartiake. Nga shtabi zgjedhor i Gordana Siljanovskës, e përkrahur nga VMRO-DPMNE-ja opozitare , pohojnë se LSDM-ja qeveritare përdor edhe metoda “të hakerëve” për mbledhjen e të dhënave të votuesve:

“Sipas ekspertëve të pavarur kompjuterikë me të cilët u konsultuam ekzistojnë indicie serioze se me ndihmën e aplikacionit që është  i  vendosur në servisin e aplikacioneve Gugëll Pllej, e cila është krijuar nga ana e LSDM-së qeveritare, mblidhen të dhënat personale nga telefonat e atyre që e kanë shkarkuar aplikacionin”deklaron Gordana Momirovski-VMRO-DPMNE.

Pala tjetër kundërshton se kandidatja e opozitës kot flet për zgjedhje fer dhe drejtësi kur fotografohet me persona  të akuzuar pikërisht për mashtrime zgjedhore:

“Për çfarë drejtësie flet Siljanovska kur shëtit nëpër vend, fotografohet dhe kërkon përkrahje nga persona të akuzuar për mitmarrje gjatë zgjedhjeve. Siljanovska është e pandershme, jo e sinqertë dhe dyfytyrëshe. Ajo nuk beson as në slloganin e saj zgjedhor. Siljanovska dëshiron të jetë Gjorge Ivanov e re, një e dëgjueshme e re dhe përmbaruese e re e porosive të Kështjellës së Bardhë.” -shprehet Kostadin Konstadinov-LSDM.

Nga e premtja në mbrëmje qytetarët do të pushojnë nga lufta politike, e cila për këto zgjedhje presidenciale nuk ishte më ndryshe nga herat  tjera, me karvane që përshkojnë vendin dhe me takime me qytetarët. Por zgjedhjet e gjashta presidenciale në sytë e bashkësisë ndërkombëtare janë shumë të ndryshme nga zgjedhjet e mëparshme dhe llogariten si test për politikën e Qeverisë aktuale, pas kompromisit të arritur me Greqinë fqinje për ndryshimin e emrit të shtetit në Maqedonia e Veriut. /Verica Dimitrijevska/

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share