Main Menu

Taravari për Grubin: O derëbardhë, nuk vdes Reka dhe shqiptarët pse do ti!

Sekretari gjeneral i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari ka komentuar fjalimin e deputetit të BDI-së, Artan Grubit në tubimin e djeshëm në Shkup.

Sipas Taravarit, Grubi e dëshiron vdekjen e Blerim Rekës duke përdor thirrje tipike mortore në tubim.

“Një militant i Pendarovskit publikisht dëshmoi që është aq i dëshpëruar për fatin e kandidatit të tij, sa dëshiron vdekjen e Blerim Rekës duke përdor thirrje tipike mortore!
O derëbardhë, nuk vdes Reka dhe shqiptarët pse do ti!

Mos e lejo SDSM-në të të katandisë që të urresh gjakun tënd!
Erdhi puna të zihesh me shqiptarët për të mbrojtur një maqedonas që para disa kohësh ishte zëdhënës i atyre që i donin shqiptarët të vdekur!”, ka shkruar Taravari.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share