Main Menu

Gostivar, policia aksion furgonëve, ja sa furgon janë dënuar dhe sa shofer

Dje  në periudhë prej orës 06.00 deri ora 09.00, në qytetin e Gostivarit, është realizuar aksion kontrollues në trafikun rrugorë, në të cilin janë përfshirë 35 vetura (furgon) të cilët kryejnë transport publik.

Gjatë kontrollit, janë zbuluar 9 vetura të cilat kanë pasur mbingarkesë të numrit të udhëtarëve, 8 vozitës të cilët kanë transportuar udhëtar në transport publik dhe nuk kanë pasur të kryer kontrollin mjekësorë për kryerjen e kësaj veprimtarie, 3 vozitës kanë kryer transport publik pa patentë shoferi, 1 vozitës ka drejtuar automjetin me kategori të papërshtatshme për llojin e veturës, 2 automjete kanë qenë me regjistrim të skaduar, si dhe 1 vozitës nuk e ka përshtatur shpejtësinë sipas kushteve në rrugë.

Shkeljet e konstatuara në trafikun rrugorë, janë sanksionuar me parashtresa adekuate të parapara me ligj.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share