Main Menu

Reka sonte vazhdoi fushatën e tij në Gostivar

Kandidati për president në Maqedoninë e Veriut, Blerim Reka, ka vazhduar fushatën e tij në Gostivar.
Në fjalën e tij drejtuar të pranishmëve, ai ka thënë se fushata e tij qëndron kundër shtetit privat e të kapur.
Sipas Rekës, shteti nuk është pronë private, por trashëgimi e të gjithë qytetarëve.
“Republika nuk njeh demokracinë e dozuar për ‘kombet statistikore’, të cilëve u lejohen aq të drejta sa për qind janë. Në Republikë, nuk ka ‘dhënie’ të drejtash, sepse ato janë të drejta natyrore si shtetas të këtij shteti, e jo nga diskrecioni i pushtetit që vendos se: kujt, kur, e sa të drejta do t’i lejohen”, ka thënë ai.
Sipas tij, anëtarësimi në organizata ndërkombëtare do të sjellë investime të huaja dhe do të ndalojë ikjen e të rinjve.
“Përderisa BE-ja ofron vlera, kurse NATO-ja siguri, kjo krijon një perspektivë të përgjithshme në vend, i tërheq investitorët e huaj që të vijnë brenda dhe parandalon qytetarët që të ikin jashtë”, ka shtuar ai.
Reka thotë se mungesa a perspektivës e ka zbrazur për një çerek popullatën e vendit, kurse sipas tij, paralajmërimet janë që deri në 2030-ën mund të ik edhe çereku tjetër i popullsisë.
Ai thotë se mungesën e perspektivës nuk e sjell vetëm papunësia, por edhe lodhja e qytetarit nga nepotizmi dhe korrupsioni si dhe nga mungesa e sundimit të ligjit dhe nga gjyqësori i politizuar.

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Ziadin Sela nga tubimi në Gostivar i është përgjigjur BDI-së se kryetari i Kuvendit nuk është zgjedhur me koncensus, por me sakrificë.

“Jo Izet Mexhiti, kryetari i parë shqiptar i Parlamentit nuk është zgjedhur me konsensualitet. Ti nuk mund ta dish, se si sepse nuk ke qenë! Nuk e di as kryetari yt, sepse as Ali Ahmeti nuk ka qenë aty. Nuk është zgjedh me koncensus, por me sakrificë”, theksoi Sela.

Sipas t ij, “konsensualiteti” i BDI dhe i LSDM është i rrejshëm dhe bëhet për të mbuluar afera të ndryshme korruptive, dhe jo për BE dhe NATO.

Ai kujtoj opinionin afërën milona euro në Fondin Pensional ku duket se LSDM dhe BDI kanë rra në ujdi për këtë krim. Sela tha se i ashtuquajturi koncept i kësaj qeverisje qëndron në ujdinë e përbashkët për ti amnistuar përgjegjësit dhe porositësit e 27 Prillit. Sela poashtu tha se ujdia e konceptit te rrejshëm qëndron edhe për ta amnistuar Trajko Veljanovskin, duke e shpëtur atë bashke LSDM, BDI dhe VMRO ta shpëtojnë nga burgu. Ai ka thënë se fitore për kandidatin tonë është qoftë edhe një votē shqiptare për Blerim Rekën dhe ka thënë se votë e humbur është çdo votë shqiptare për kandidatin e LSDM Stevo Pendarovskin.

Kasami nga Gostivari: Nëse duan maqedonasit Republikë Europiane, le ta votojnë Blerim Rekën

Sonte tubimi i radhës i partive opozitare BESA dhe ASH në përkrahje të kandidaturës të pavarur të profesor Blerim Rekës, është mbajtur në qytetin e Gostivarit.

Krerët e dy partive opozitare përcjellën mesazhin se duhet përkrahur kandidatura e Blerim Rekës sepse është më e duhura dhe model që iu duhet qytetarëve të Maqedonisë së Veriut.

Kasami theksoi se opozitën shqiptare mundohen ta degradojnë, duke thënë se nuk janë në rrugën e duhur.

“Iu them, ne jemi në rrugë të drejtë, pas nesh dhe Blerim Rekës qëndrojnë shqiptarët”, theksoi Kasami.

Ai më tej ka shtuar se nesë maqedonasit e duan një republikë eurpiane edhe maqedonasit duhet ta votojnë Blerim Rekën.

“Nëse ata duan një Republikë Europiane, këtë më së miri di ta bëj Blerim Reka dhe iu them se edhe maqedonasit duhet ta votojnë konceptin e Blerim Rekës”, përfundoi Kasami.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share