Ura më e çuditshme në botë, ndodhet në Japoni

Eshima Ohashi është një ndër urat me konstruktin më të çuditshëm arkitektural, me vendndodhje në Japoni.

Bright Side ka ndarë disa fotografi nga kënde të ndryshme të urës, në të cilat më së shumti bie në sy pjerrtësia e saj, transmeton lajmi.net.

Ura Eshima Ohashi, e cila lidh qytetet e Matsue dhe Sakaiminato, është rreth 1.7 km e gjatë dhe 11.3 metra e gjerë.

Ndër të tjera, është ura e tretë më e madhe me kornizë të ngurtë në botë

Përkundër pamjes, ura Eshima Ohashi është mjaft e sigurt. Në të vërtetë, ajo ka të bëjë me përspektivën – fotografitë e mësipërme janë mjaft të frikshme, por kur shihet nga një kënd tjetër, duket më shumë si një urë e zakonshme.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share